×
  • Showbiz
  • Show

    Rrezarti për Gresën: Një nga mashtrueset më të mëdha që ka parë historia

    Insajderi
    20 October 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrezart Veleshnja, anëtari i BBVK 3, ka vazhduar të flasë për banoren tjetër Gresa Gashin.

    Ai e ka quajtur atë si “mashtruesen më të madhe që ka parë historia”, teksa ka pretenduar se ia ka shtrembëruar fjalët, shkruan Insajderi.

    Është një nga mashtrueset më të mëdha që ka parë historia. Nëse mund t’i them një femre fjalën e tillë që mendon ti, për pantallonash të marrin dhe të qesin.

    E dyta, si u bëre tha motër e vëlla ti me këtë kaq shpejt, se i thashë motër të kam. Unë i thashë dëgjo, e kisha në kuptimin që kur dy femra të këqija bëhen shoqe me njëra-tjetrën bëhen pa e ditur se çfarë janë, sepse përçojnë energji negative.

    Unë nuk kam për të tregu kurrë se si e kam kalu etj. Unë nënën e kam, e ka kaluar sëmundjen e kancerit dhe e kam të freskët. Nuk e them se s’kam ardhë këtu për të kërku hall apo pare.

    Kurrë s’i kam thënë se është e shëndoshë si Fifi. I kam thënë si Fififuja”, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark