
Dizajneri i njohur dhe profesori i dizajnit grafik në Universitetin e Prishtinës, Rrezeart Galica, është zgjedhur anëtar i jurisë profesionale ndërkombëtare në Bienalin e Posterit që do të mbahet në Ekuador në vitin 2024.
“Bienali i Posterit i Ekuadorit më ka nderuar me përzgjedhjen që më ka bërë për të qenë në Jurinë e Bienalit që do të mbahet në vitin 2024”, ka shkruar profesor Galica në njoftimin e tij me rastin e pranimit të ftesës për të qenë pjesë e jurisë në fjalë.
Rrezeart Galica ka marrë pjesë në ekspozita të mëdha e të rëndësishme ndërkombëtare, si në Gjermani, Zvicër, Poloni, Meksiko, Kinë, Kore të Jugut, Turqi, Iran et. Krijimet e tij artistike janë vlerësuar ndërkombëtarisht nga juritë e ndryshme profesionale në çdo vend ku ai ka ekspozuar.