×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rreziku nga kriza në sistemin bankar global, BQK ndërmerr këtë veprim

    Insajderi
    24 June 2023 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriza e shpërfaqur në sistemin bankar global pas mbylljes se një banke në Amerikë dhe një tjetre në Zvicër, sipas njohësve të ekonomisë, paraqet ende rrezik për vendet evropiane dhe Kosova nuk bënë përjashtim.

    “Pasojat zingjirore të kësaj krize mund të ndihen tek në muajt e ardhshëm në Evropë”, thotë në një intervistë për Buletinin Ekonomik, Emanuel Bajra, njohës i mirë i tregjeve financiare.

    Sipas tij, ekziston rreziku që kjo të ndikojë edhe në sektorin bankar të Kosovës.

    “Por, megjithatë këtu unë shoh shumë probleme; E para është që bankat munden shumë shpejt të harxhohen në likuditet sepse efektet e mungesës se likuiditetit në Evropë janë shumë të ngadalshme porse gjithsesi që do të vijë deri aty dhe kjo do ta afektojë edhe sistemin bankar në Kosovë, dhe e dyta, kur kjo do të ndodh, gjasat janë që ne të jemi më të përgatitur pasi që kemi edhe ndryshime në hierarkinë e Bankës Qendrore të Kosovës e që duket që ka më tepër vëmendje dhe mbikëqyrje muajve të fundit”, vlerëson Bajra.

    Sipas tij, “duhet të kemi kujdes që të gjejmë një mënyrë më të efektshme ne si Kosovë që të marrim garanca të forta (nëpërmjet kolateralit) ose (nëpërmjet të vënies se kushteve të bankave kosovare që operojnë me kapital të huaj ose që e çojnë kapitalin e depozitorëve kosovarë jashtë vendit).

    Buletini Ekonomik përmes burimeve të sigurta në sektorin bankar ka kuptuar se tashmë në veprim është vënë edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila ka nisur një formular me pyetje tek secila bankë që operon në Kosovë.

    “Pyetjet kanë të bëjnë kryesisht me atë se sa do të jenë likuide bankat në muajt e ardhshëm”, ka thënë ky burim.

    Buletini Ekonomik ka kërkuar sqarime shtesë nga BQK-ja lidhur me këtë, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, nuk ka marrë përgjgje.

    Megjithatë, Bajra thotë se tash për tash efektet e mungesës së likuiditetit në Kosovë nuk janë ndjerë, por shton se kjo mund të ndodhë në muajt në vazhdim.

    “Janë shumë arsye që e them këtë; Po i përmendi veç dy: E para gjasat janë që ekonomia evropiane do të futet në recesion (Gjermania dhe Franca po japin shenja recesioni këtyre ditëve të fundit), e dyta, ka një rritje me të madhe të interesimit të bankave tona që ta rrisin nivelin e kreditimit sepse bankat po duan të mbrohen nga mungesa e likuditetit në të ardhmen duke lëshuar më tepër kredi për konsumatorët e që do të thotë se këto kredi në të ardhmen kthehen në depozita për bankat, por megjithatë kjo mbart rreziqe të mëdha për bankat sepse nëse niveli i madh i kreditimit rritet eksponencialisht në muajt në vazhdim atëherë kur recesioni godet ekonominë evropiane, kjo do të mundësojë dështimet dhe falimentimet e bizneseve, ndërmarrësive si edhe vështirësi të theksuara ndaj financave familjare”, thotë Bajra.

    Ai shton se vërehet një shtrenjtim i theksuar i aty-për-atyshëm i produkteve kreditore që është bërë kohëve të fundit nga bankat e Kosovës e që, sipas tij, nuk janë fer dhe është e padrejtë pasi që “kemi zhbalancim në mes të depozitimeve në kursime ku interesi në kthim nuk e kalon 0.5% ndërsa kemi rritjen e normës së interesit bazë nga BQK në 3.25%”.

    “Pra norma e interesit bazë duhet të reflektojë normën e interesit në kthim në kursime dhe depozita – e kjo nuk po ndodh dhe kjo është për të ardhur keq sepse në fund të fundit po humbet konsumatori kosovarë”, ka pohuar ai. /Buletini Ekonomik/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark