×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzimi i avionit rus, Moska fajëson Ukrainën

    Insajderi
    24 January 2024 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Dumës ruse akuzoi sot Ukrainën për rrëzimin e avionit rus me 65 robër lufte ukrainas, i cili u rrëzua në rajonin e Belgorod.

    “Ata vranë ushtarët e tyre”, tha Vyacheslav Volodin, duke iu drejtuar parlamentarëve rusë.

    Përveç kësaj, gjenerali në pension Andrei Kartapolov tha se avioni rus Il-76 u rrëzua nga tre raketa që Perëndimi i ka ofruar Ukrainës. Edhe pse ai nuk shpjegoi burimin e këtij informacioni, Kartapolov shtoi se hetuesit do të zbulojnë nëse raketat ishin Patriot apo IRIS-T.

    Referuar mediave vendase në bord kishte edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

    Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, i cituar nga faqja “Ukrainska Pravda”, tha se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit e luftës.

    Asnjë nga detajet rreth personave në bord nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

    Nuk dihen ende shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

    Aksidenti vjen teksa sulmet ruse në ukrainë po vazhdojnë në mënyrë intensive.  Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se si pasojë e një sulmi në qytetin verilindor, harkiv, u vranë 18 persona dhe plagosën 130.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark