×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vdes Ministri i Brendshëm i Ukrainës

    Insajderi
    18 January 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur përfshirë ministrin e punëve të brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh periferi të kryeqytetit Kiev, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

    Ministri ukrainas, Denys Monastyrskiy ishte me tetë persona të tjerë në helikopter. Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën, njoftojnë zyrtarët.

    Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare tregojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi.

    Ndryshe, mes viktimave ishin edhe dy fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark