Në një aksident ajror në Brazil, ka humbur jetën Robert Agnelli, anëtar i bordit të menaxherëve të koncernit ndërkombëtarë në teknologji të energjisë dhe automatizimit “ABB” me seli në Zvicër, së bashku me gruan, dy fëmijët e përbashkët dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme,
Aeroplani i vogël privat është rrëzuar pak pas nisjes, duke u përplasur në dy ndërtesa në veri të Sao Paolos. Si pasojë, kanë humbur jetën të gjashtë pasagjerët bashkë me pilotin, ndërsa lëndime ka pësuar një banor i ndërtesave ku është përplasur avioni.
Roberto Agnelli ishte shtetas brazilian dhe ishte në moshën 56 vjeçare, shkruan albinfo.com
Agnelli, para periudhës së ABB-së kishte qenë për një kohë të gjatë kryemenaxher i kolosit brazilian të prodhimit të hekurit, Vale. Në atë kohë ai e kishte ngritur Vale-në në mesin e tri kompanive më të mëdha në botë në lëmin e minierave./Insajderi.com