×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet avioni luftarak F-18 në Spanjë

    Insajderi
    20 May 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një avion luftarak F-18 është rrëzuar në bazën ajrore në Zaragozë të Spanjës, duke shpërthyer pranë një autostrade, shkruan DailyExpress.

    Sipas raportimeve, piloti që drejtonte avionin arriti të dilte para përplasjes. Polici ka thënë se ai ka pësuar lëndime në këmbë, ndërsa është transferuar në spitalin ushtarak.

    Nuk u raportua për lëndime të tjera.

    Përplasja ka ndodhur gjatë një ekspozite. Piloti kishte kryer manovra ekspozuese kur ndodhi përplasja pasdite.

    Pamjet e rënda tregojnë momentin e rënies së avionit dhe më pas shpërthimin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark