×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet avioni ushtarak rus, raportohet për 65 të vdekur

    Insajderi
    24 January 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 65 persona raportohet se kanë vdekur pasi një avion ushtarak rus IL-76 u rrëzua pranë kufirit me Ukrainën. Pamjet dramatike tregojnë se përplasja pranë Belgorod shkaktoi një zjarr masiv.

    Shkaku i rrëzimit dhe shpërthimit mbeten të panjohura.

    “Aktualisht, një ekip hetimor dhe punonjës të Ministrisë së Situatave të Emergjencave po punojnë në vend”,  tha guvernatori i Belgorod Vyacheslav Gladkov.

    Përplasja ndodhi afër fshatit Krivoy Khutor në rrethin Korochansky, rreth 57 milje nga kufiri me Ukrainën dhe 40 milje në verilindje të Belgorod.

    Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se personat në bord përfshinin anëtarë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës. Guvernatori, Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark