Insajderi
Botë

Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, vdesin të gjithë ekuipazhi 

Insajderi
23 May 2025 - 18:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëzohet helikopteri ushtarak rus, vdesin të gjithë ekuipazhi 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një helikopter ushtarak rus Mi-8 është rrëzuar në rajonin Oryol – ekuipazhi ka humbur jetën.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi pranë fshatit Naryshkino, shtoi agjencia, duke cituar selinë e distriktit ushtarak të Moskës.

Shkaku i rrëzimit të helikopterit thuhet se është një defekt teknik. Po ashtu guvernatori rajonal Andrei Klychkov tha në një postim në Telegram se nuk pati viktima civile.

Ekipet e zjarrfikësve shkuan në vendngjarje, ku bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark