Rrëzohet në Detin e Zi avioni që mbante korin e famshëm ushtarak rus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëzohet në Detin e Zi avioni që mbante korin e famshëm ushtarak rus

    Insajderi
    25 December 2016 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion ushtarak rus me 91 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi.

    Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).

    Ministria e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante në bord personelin e shërbimit, anëtarët e korit të famshëm Alexandrov dhe gazetarët, njofton BBC.

    Avioni thuhet se po fluturonte drejt provincës Latakia të Sirisë.

    Një ekip shpëtimi ka gjetur mbetjet e avionit në Detin e Zi, sipas agjencive të lajmeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se avioni po transportonte ata që do të shkonin të interpretonin për Vitin e Ri tek trupat ruse të vendosura në Siri.

    Rusia, një aleat kyç i Presidentit sirian Bashar al-Assad është duke kryer sulme ajrore kundër atyre që ata i konsiderojnë grupe terroriste, shkruan Syri.net.

    Avioni u zhduk ndërsa ishte duke manovruar mbi ujërat territorial të Rusisë, tha një burim nga Ministria e Emergjencës për agjencitë ruse të lajmeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark