Insajderi
Lajme

Rriqrat dhe rreziku për shëndetin gjatë verës, profesori tregon kur mund të shfaqen

Insajderi
21 May 2026 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rriqrat dhe rreziku për shëndetin gjatë verës, profesori tregon kur mund të shfaqen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Profesori universitar Kurtesh Sherifi ka folur rreth rrezikut që paraqesin rriqrat.

Ai tha se rriqrat janë parazitë që thithin gjak dhe që aktivizohen sidomos gjatë verës me ngritjen e temperaturave, raporton KlanKosova.

“Si zakonisht me ngrohjen e temperaturave në përfundim të pranverës dhe fillim të verës sidomos, rriqrat aktivizohen i kemi kudo në natyrë, por jo në koncentrime të larta. Janë vende-vende, krijojnë habitatin e tyre, por për të qëndruar në një vend duhet të kenë aty edhe për të thithur gjak. Pra, janë parazitë që thithin gjak dhe kërkojnë për t’u shumëzuar. Në vendin tonë i kemi në ambiente fushore ose malore, por fatmirësisht nuk është që kemi në ambiente të shtëpisë apo ambientet ku jetojmë”, tha Sherifi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark