Rritet numri i fëmijëve që do të regjistrohen në çerdhet e Prishtinës sivjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i fëmijëve që do të regjistrohen në çerdhet e Prishtinës sivjet

    Insajderi
    30 June 2016 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka mbyllur të martën konkursin për pranimin e fëmijëve në çerdhet e qytetit.  Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, këtë vit në institucionet parashkollore pritet të regjistrohen 443 fëmijë.

    Krahasuar me vitin e kaluar, në institucionet parashkollore ka vend për 63 fëmijë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

    Zëdhënësja e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Ariana Ismaili, ka thënë se të drejtë regjistrimi në këto institucione kanë vetëm fëmijët e prindërve që jetojnë në Prishtinë dhe se të gjitha kriteret janë ë njëjta për çdo qytetar të Prishtinës.

    “Pranimi I fëmijëve në IP bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara sipas kategorive. Të gjitha këto kritere janë të pranueshëm nga ana e prindërve dhe nuk kemi ankesa”, ka sqaruar ajo.

    Hapja e çerdheve të reja në Prishtinë ka qenë një prej premtimeve kryesore të Shpend Ahmetit në fushatën elektorale.  Megjithatë, kërkesa e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në cerdhet publike vazhdon të jetë më e madhe se sa kapacitetet aktuale./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark