Insajderi
Botë

Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve

Insajderi
08 July 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rritet numri i rasteve me Ebola në Kongo, shkon në mbi 1 mijë numri i të prekurve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka shënuar rritje, duke arritur në 1,708 raste, sipas të dhënave të reja të publikuara nga autoritetet shëndetësore.

Sipas raportimeve, nga këto raste janë regjistruar 580 viktima, duke rritur shqetësimin për përhapjen e virusit në vend.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos kishte njoftuar më herët se ishin konfirmuar 1,561 raste me Ebola, përfshirë 506 vdekje, ndërsa shifrat e fundit tregojnë një përkeqësim të situatës epidemiologjike.

Autoritetet shëndetësore vijojnë përpjekjet për monitorimin e rasteve, trajtimin e të prekurve dhe kufizimin e përhapjes së virusit, i cili konsiderohet një nga sëmundjet më të rënda infektive për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark