×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet numri i të papunëve në Gjermani

    Insajderi
    03 January 2024 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i të papunëve në Gjermani është rritur gjatë muajit dhjetor.

    Niveli i papunësisë më 2023 ishte më i ulëti që nga ribashkimi gjerman, sipas të dhënave të publikuara më 3 janar.

    Agjencia Federale e Punësimit tha se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë.

    Sipas analizave të Reuters, pritej që papunësia të rritej për 20.000.

    “Tregu i punës është ende mirë sa i përket ngarkesës dhe paqartësive”, tha udhëheqësja e agjencisë, Andrea Nahles.

    Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind.

    “Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha Nahles, duke theksuar se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.

    Numri i të papunëve u rrit për 191.000 më 2023, krahasuar me një vit më parë.

    Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe më 2023..

    Më 2023, mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane, raporton REL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark