Insajderi
Lajme

Rritet numri i udhëtarëve dhe i fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Insajderi
14 November 2025 - 13:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rritet numri i udhëtarëve dhe i fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve është rritur në aeroportin “Adem Jashari”. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në muajin gusht të vitit 2025 numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,601, apo 10.1 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërsa numri i udhëtarëve gjithsej ishte 512,955 apo 14.6 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ASK-së në gusht të vitit 2025, numri i fluturimeve të realizuara ështe 1,605 ndërkaq në gusht të vitit 2024 numri i fluturimeve ishte 1,454.

Ndërkaq numri i i udhëtarëve  në gusht të këtij viti është 512,955 mijë udhtarë, e që është një rritje, krahasuar e vitin paraprak, ku numri i udhëtarëve ishte  447,797.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark