“Edhe një grua tjetër ka ndërruar jetë. Para një jave nga ky aksident ndërruan jetë edhe tre persona tjerë”, njofton gazeta serbe “Blic”.
Bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila ndërroi jetë në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.
Në vendin e aksidentin vdiqën tre persona ndërsa 32 të tjerë u lënduan, katër prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Nga të lënduarit, 14 u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër, pas dhënies së ndihmë së parë, u sistemuan në hotel.
Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor në orën 19:00, ndërsa rreth orës 1:40 të mëngjesit kishte dalë nga rruga kryesore dhe ishte rrokullisur në afërsi të qytetit të Leskovacit.