×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në minierën në Turqi

    Insajderi
    15 October 2022 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka shkuar në 40 numri i punëtorëve që humbën jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore.

    Lajmi është dhënë nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, i cili tha se 11 punëtorë të lënduar janë duke marrë trajtim në spital.

    Ministri shtoi se kërkimet vijojnë për minatorë të tjerë, ndërkohë që mund të rritet numri i viktimave.

    Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.

    Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, po monitoron nga afër situatën.

    Ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Dijarbakir dhe në vend të kësaj do të udhëtojë të shtunën në Amasra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark