
Zyrtarët thanë se edhe 10 njerëz të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur ditëve të fundit nga incidenti, i cili ndodhi javën e kaluar në Karor Lal Esan, në provincën Punjab.
Edhe 13 njerëz të tjerë ndodhen në spital.
Zyrtarët pakistanezë thonë se vala e vdekjeve nisi kur Umar Hayat, një banor në zonën Karor Lal Esan të provincës Punjab,blejti ëmbëlsira të gatuara më 17 prill, për t’i shpërndarë ato te miqtë e familjarët, pas lindjes së nipit të tij.
Dhjetë njerëz që i hëngrën ëmbëlsirat vdiqën menjëherë, në të njëjtën ditë.
Në mesin e të vdekurve është edhe babai i fëmijës të sapolindur dhe gjashtë nga xhaxhallarët e tij.
Një zyrtar i lartë i policisë në atë zonë, Rameez Bukhari, tha se tre njerëz janë arrestuar lidhur me këtë rast; dy vëllezërit që ishin pronarë të pastiçerisë, si dhe një punëtor i saj.
Autoritetet dyshojnë se punëtori mund të ketë shtuar pesticide pa dashje gjatë gatimit të ëmbëlsirave.