×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet sërish bilanci i viktimave nga sulmi në Moskë

    Insajderi
    23 March 2024 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së paku 93 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë.

    Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike

    Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes.

    Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi, tha të shtunën se 11 persona janë ndaluar lidhur me sulmin në Moskë, përfshirë katër sulmues të armatosur.

    Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të.

    Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”.

    Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark