×
  • Sport
  • Sport

    Rritja meteorike e Ardon Jasharit

    Insajderi
    26 September 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori nga Luzerni ka pasur rritje meteorike. Ftesa e parë në përfaqësuesen e Zvicrës është pika kulmore në karrierën e shkurtër të kapitenit 20-vjeçar të FC Luzernit, shkruan sajti zyrtar i Superligës së Zvicrës në futboll

    Ardon Jashari po luan mirë te FC Luzerni dhe është shpërblyer për paraqitjet e tij me ftesë në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Mesfushori ishte në fushë gjashtë herë këtë edicion, ndërsa ka munguar në një ndeshje për shkak të kartonëve. Fakti që ai ka mbajtur shiritin e kapitenit katër herë, përkundër moshës së re, tregon shumë për statusin e lojtarit në ekip.

    Ardon Jashari, që është vetëm 20-vjeçar, tashmë po shkëlqen në fushë me nivel të jashtëzakonshëm të sigurisë. Në fillim të vitit ai ende po luante për ekipin U21 të Luzernit dhe pak njerëz e kanë njohur. Për gjashtë muaj Jashari është bërë i rregullt në ekipin e trajnerit Mario Frick. Ai fitoi besimin e trajnerit dhe stabilizoi veten si lojtar i rregullt e madje edhe si kapiten.

    Pika më e lartë në rritjen e tij të jashtëzakonshme erdhi para një jave. Për shkak të mungesës së Noah Okaforit, selektori Murat Yakin e ftoi mesfushorin e talentuar në ekipin nacional. 24 orë më vonë i riu i talentuar ishte në fushë me yjet e Zvicrës në Bad Ragaz.

    Pa dyshim që Jashari është lojtar i rëndësishëm i Luzernit në ndërtimin e aksioneve, por edhe në lojën defansive. Në gjashtë paraqitje këtë edicion mesfushori ka pasur 281 prekje të topit dhe dy asistime. Lojtari i gjatë 181 centimetra ka luajtur gjithsej 539 minuta këtë edicion dhe është faulluar tetë herë. Ai ka bërë nëntë faulle.

    Pak para pushimit për ndeshje të përfaqësueseve, tifozët e SFL-së e votuan Ardon Jasharin si lojtarin më të mirë të xhiros së tetë. Në xhiron e tetë të Superligës së Zvicrës, Luzerni fitoi 6:0 ndaj Winterthurit. Një prej pikave të ndritshme të asaj ndeshjeje erdhi në minutën e 22-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi ra para këmbëve të Jasharit.

    Ai mashtroi gjithë mbrojtjen e Winterthurit dhe dha pasim të ulët për Marco Burch që vetëm është dashur ta shtynte topin për 2:0.

    Për këtë aksion dhe paraqitjen e fuqishme, tifozët e votuan kapitenin e Luzernit si më të mirin e xhiros./Koha.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark