×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rritje 100% e çmimit të bukës në Kosovë

    Insajderi
    27 June 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi i ngritur i bukës në Gjilan për një të pestën e çmimit të deritashëm, dhe më shumë se 100 për qind që nga fundi i vitit që lamë pas, ose më konkretisht që para gjashtë muajsh, është egërsisht i ngritur, pa asnjë bazë e shkas dhe jashtë çdo ecurie paksa më normale në zhvillimin e politikës së çmimeve të bukës në Kosovë, shkruan Buletini Ekonomik.

    “Një lajm i plasuar sot në shumicën e mediave në rrjetet sociale të Kosovës, që njofton për ngritjen e çmimit të bukës në Gjilan nga 50 në 60 centë, flet më shumë se për një ngritje çmimi, qoftë edhe të një produkti aq të konsumuar dhe aq të nevojshëm e esencial për kosovarët e varfër. Çmimi i ngritur i bukës në Gjilan për një të pestën e çmimit të deritashëm, edhe ashtu të stërngritur dhe më shumë se 100 për qind që nga fundi i vitit që lamë pas, ose më konkretisht që para gjashtë muajsh, është çmim egërsisht i ngritur, pa asnjë bazë e shkas dhe jashtë çdo ecurie paksa më normale në zhvillimin e politikës së çmimeve të bukës në Kosovë” shkruan Buletini Ekonomik.

    Sipas autorit, Mehmet Gjata, ngritja e çmimit është bërë pa “asnjë paralajmërim për ngritje eventuale të çmimit të miellit, as të grurit, edhe pse gjendemi në kohën e para korrjeve të drithrave të bardha edhe në Kosovë”.

    “Nuk është bërë publike as ndonjë informacion që ka mungesë gruri dhe mielli në vend. Përkundrazi, nga Shoqata e Mullistëve të Kosovës kanë njoftuar se mullinjtë e Kosovës kanë rezerva të vlerësueshme të grurit, që do të mjaftonnin së paku edhe për disa muaj për të përmbushur nevojat me miell të konsumit të Kosovës. Prandaj, kjo ngritje e re e çmimit të bukës në Gjilan është e egër, jashtë normave dhe ligjeve të tregut, dhe s’do mend se është totalisht jashtë kontrollit institucional” shkruan Buletini Ekonomik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark