×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rritje rekorde e ekonomisë kineze në tremujorin e parë të vitit

    Insajderi
    16 April 2021 - 12:04

    Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

    Autoritetet thanë se ky është kërcimi më i madh i bruto prodhimit të brendshëm, qëkur Kina ka nisur të mbajë shënime tremujore, në vitin 1992.

    Megjithatë, shifra është më poshtë se pritjet e ekonomistëve për 19 për qind rritje.

    Në tremujorin e parë të vitit 2020, ekonomia e Kinës është tkurrur për 6.8 për qind, për shkak të izolimit mbarëkombëtar nga sëmundja COVID-19.

    “Ekonomia kombëtare bëri një start të mirë”, tha Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, e cila publikoi të premten të dhënat e çerekut të parë.

    “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se COVID-19 është ende duke u përhapur globalisht dhe peizazhi ndërkombëtar është i ndërlikuar – me pasiguri dhe paqëndrueshmëri të mëdha”, tha po ashtu Byroja e Statistikave.

    Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike prej 6% në vitin 2021.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark