Insajderi
Biznes

Rrjedhin detajet e reja për modelet e Apple iPhone 12

Insajderi
23 March 2020 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lansimi i iPhone 12 nga Apple mund të mos vonohet nga koronavirusi, thuhet sipas një raporti të ri nga Bloomberg, dhe ky është ndoshta lajmi më i mirë i mundshëm që ne mund të kishim dëgjuar në këtë kohë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, prodhimi masiv i iPhone 12 do të fillojë në maj.

Risitë më të mëdha në modelet e reja të iPhone 12 pritet të jenë modelet e ridizajnuara dhe mbështetja e rrjetit 5G.

Seria e re e iPhone 12 pritet të vijë në katër modele të ndryshme mbresëlënëse, duke përfshirë modelin fillestar me ekranin OLED 5.4 inç, dy pajisje me ekranin 6.1 inç që do të dallohen nga skeme e kamerave 3D me sensorin Time of Flight në pjesën e pasme, tek modeli i nivelit më të lartë, dhe një iPhone 12 Pro Max me një ekran OLED me 6.7 inç.

Me prodhimin masiv të iPhone 12 të vendosur që të fillojë në muajin maj, javët e ardhshme duhet të kemi informacione më të sakta nëse Apple do të jetë në gjendje ta lansojë iPhone 12 në kohën e rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark