Incidenti ka ndodhur në afërsi të Institutit Karolinska, një nga universitetet më prestigjioze të mjekësisë në botë. Ky Institut shtrihet brenda zonës urbane të Stokholmit.
Instituti Mbretëror i Teknologjisë dhe disa kompani të tjera private u prekën nga kjo rrjedhje, shkruan RT, transmeton Express.
Këto rrjedhje thuhet se kanë filluar nga kati i shtatë i ndërtesës në një zonë laboratorike ndërsa shërbimet e shpëtimit, policia dhe emergjenca janë në vendin e ngjarjes.
Një ekip emergjent, të veshur me kostume e maska mbrojtëse të gazit, kanë hyrë në ndërtesën e Institutit për të përcaktuar substancën e rrjedhur.