×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrjet i kontrabandimit– aktakuzë ndaj 27 personave që kontrabandonin migrantë nga Kosova për në Serbi

    Insajderi
    10 January 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave të akuzuar për veprën penale “kontrabandim i migrantëve”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, 27 të pandehurit me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe  L.Z akuzohen për veprën penale “kontrabandimi i migrantëve”.

    “Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër njëzet e shtatë (27) të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi  nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark