×
  • Sport
  • Sport

    Rroca, Çekiçi dhe Bardhi protagonistë në Turqi

    Insajderi
    04 November 2023 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gola dhe asiste të lojtarëve shqiptarë në Turqi. Istanbulspori humbi 2-4 në shtëpi përballë Pendiksporit, sfidë ku vendasve nuk u mjaftoi goli dhe asisti i kapitenit Eduard Rrocës.

    Skuadra ku luajnë edhe Florian Loshaj, i cili gjithashtu luajti titullar, mbetet në vendin e parafundit në Superligën turke me 5 pikë.

    Rroca dhuroi asistin e golit që barazoi takimin në 1-1 pesë minuta përpara fundit, por në shtesat e së parë u shfaq protagonist Endri Çekiçi në krahun tjetër.

    Duke dhuruar asistin e golit që kaloi Pendiksporin në avantazh 1-2. Skuadra udhëtuese realizoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit.

    Ndërkohë që një minutë përpara fundit Rroca tundi rrjetën kundërshtare, duke shënuar golin e dytë për Istanbulsporin. Dhe të parin për të në këtë sezon në kampionat.

    Feston edhe Jurgen Bardhi në divizionin e dytë të futbollit turk. “Ish”-i i Partizanit realizoi me penallti golin e fitores për Keciorengucu, që triumfoi 2-3 me përmbysje përballë Corum.

    Bardhi goditi saktë një penallti nëntë minuta nga fundi, duke i dhuruar skuadrës së tij suksesin e dytë radhazi në transfertë. Ky ishte goli i parë sezonal për 25-vjeçarin nga Fushë Kruja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark