×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrokulliset vetura, aksident në Klinë- pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    21 April 2024 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident ka ndodhur në Rixhevë të Klinës pasditen e së dielës.

    Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit, ku shihet një veturë e rrokullisur si pasojë e aksidentit.

    Këta lexues kanë bërë të ditur për Insajderin se nga aksidenti janë lënduar dy persona.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00. Të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark