×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrugët e një qyteti në Portugali vërshohen nga vera e kuqe

    Insajderi
    12 September 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një qytet bregdetar në Portugali u përball me një përmbytje të paprecedentë kur më shumë se 2 milionë litra verë të kuqe kaluan nëpër rrugët e qytetit të vogël Sao Lorenzo de Bairro.

    Dy tanke në pronësi të fabrikës së pijeve Levira janë përgjegjëse për përmbytjen dhe një video e postuar në internet tregon verën që derdhet në një kodër të pjerrët përmes qytetit me 2000 banorë.

    Vërshimi i alkoolit nuk shkaktoi të lënduar, por dëme materiale, pasi përmbyti rrugët, tokat e afërta dhe hyri të paktën në një bodrum, raporton gazeta portugeze Diário de Coimbra.

    Burimet lokale raportojnë se ata reaguan shpejt ndaj derdhjes dhe Departamenti i Zjarrfikësve në Anadia bëri përpjekje për të devijuar verën dhe për të parandaluar kontaminimin e lumit Certima aty pranë, i cili shkaktoi një alarm lokal mjedisor.

    Distillery Levira kërkoi falje për incidentin dhe tha se kompania do të kujdeset për dëmin.

    “Ne marrim përgjegjësinë e plotë për kostot që lidhen me pastrimin dhe riparimin e dëmit dhe ekipet do ta bëjnë atë menjëherë”, thuhet në deklaratë. “Ne jemi të përkushtuar që ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Toka e njomur me verë do të dërgohet në një impiant trajtimi special, tha kompania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark