×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrugët me ngrica shkaku i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

    Insajderi
    03 April 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka apeluar te vozitësit që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturave.

    Kjo pasi, sipas policisë, rrugët mund të jenë me ngrica shkaku i motit të ligë që ka mbizotëruar sot dhe pritet të mbizotërojë gjatë javës në Kosovë.

    “Pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga SHOFERËT që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet ndër të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark