×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrugët rajonale të papërfunduara, reagon Haki Abazi

    Insajderi
    20 January 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, duke thënë se edhe pas tre viteve nuk është përfunduar asnjë punë dhe asnjë rrugë rajonale.

    Abazi përmendi disa nga rrugët e pakryera, si Prishtinë-Gjilan, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Klinë etj.

    Tutje, deputeti tha se mbi 80 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve me fatalitet gjatë 2023.

    Tre vite pas dhe nuk është përfunduar asnjë punë, asnjë rrugë rajonale:

    Prishtinë- Gjilan, e pakryer

    Prishtinë – Podujevë e pakryer

    Prishtinë – Mitrovicë, e pakryer

    Prishtinë – Kilinë, e pakryer

    Prishtinë- Lipjan- Shtime- copë më copë

    Klinë- Gjakovë, e pakryer

    Ferizaj- Gjilan- copë copë

    Mbi 80 të vdekur në aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023.

    Korrupcion masiv në marrjen e patent shoferëve!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark