×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrustem Mustafa ftohet për intervistim, dërgohet në bazën e EULEX-it

    Insajderi
    12 September 2023 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi është ftuar për intervistim.

    Këtë e kanë konfirmuar për RTK familjarët e Rrustem Mustafës.

    Sipas familjarëve, ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

    Para dy muajsh, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Mustafa pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta.

    Remi kishte nisur dhënien e dëshmisë së tij në Hagë, para dy muajsh. Ai ishte dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

    Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark