Insajderi
Lajme

Rrustemi i VV’së pretendon se ambasadorët mund të ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë me vizita

Insajderi
11 March 2026 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrustemi i VV’së pretendon se ambasadorët mund të ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë me vizita
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se disa ambasadorë po ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese.

Rustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka “lutur disa ambasadorë” që të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita, takime e, siç tha ai, ndërhyrje, shkruan Insajderi.

“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka thënë ai.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark