×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Rrymë s’ka, gjeneratori është prishur”, mbyllet një Qendër e Mjekesisë Familjare

    Insajderi
    31 August 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reduktimet e rrymës në Kosovë janë shtuar duke bërë që shumë qytetarë të revoltohen me qeverinë lidhur me situatën e krijuar.

    Fillimisht ishte 6 me rrymë 2 pa rrymë. Pastaj 4 me rrymë, dy pa rrymë. Kurse sot, reduktimet kanë arritur sipas qytetarëve në 3 me rrymë e 3 pa të.

    Bizneset, institucionet dhe QMF-të si “ilaq” të vetëm po shohin gjeneratorët.

    Por, kur gjeneratorët ndalojnë së funksionuari atëherë po i shkaktohën vështirësi edhe QMF-vë në punën e tyre.

    Një rast i tillë ka ndodhur në Qendrën e Mjekesisë Familjare në Krushë të Madhe të Rahovecit kështu ka njoftuar faqja në facebook “Krushë e Madhe”, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit për shkak të reduktimeve të mëdha dhe prishjes së gjeneratorit QMF në Krushën e Madhe nuk do të punoj për ditën e sotme.

    “Për shkak të mungesës së rrymës dhe prishjes së gjeneratorit, SONTE NUK PUNON QMF “Dr.Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark