×
Aktuale

“RTK po rrëshqet nga një klan në tjetrin” – Insajderi siguron marrëveshjen mes Ahmetxhekajt e Arsim Halilit

Insajderi
28 February 2022 - 13:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i sindikatës së punëtorëv të Televizionit Publik, Fadil Hoxha, ka reaguar për siç thotë ai rrëshitjes së RTK-së nga një klan në një klan tjetër. Duke iu referuar një marrëveshjeje të fundit që është arritur nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Ahmetxhekaj.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj nuk e ka pritu vendimin e Gjykatës së Apelin, në rastin e gazetarit Arsim Halili i cili kishte fituar rastin ndaj RTK-së nga Gjykata Themelore. Por ka bërë një marrëveshje duke i siguruar Halilajt tërheqjen e ankesës.

Halili, sipas gjykatës do të duhej të kompenzohej në shumën prej mbi 9 mijë euro. Për çka RTK ishte ankuar në Apel.

“Me këtë rast, RTK ia ka shkaktuar 9328 euro humbje të cilat paskan shkuar në kuletën e vartësit të tij Arsim Halili, të cilin vetëm tri ditë pasi ia ka tërhequr padinë e ka emëruar u.d.z.v Drejtor general”.

“Kjo është ajo që po e potencoj vazhdimisht se RTK po rrëshqet prej një klani në një klan tjetër”, tha Hoxha.

Gazeta Insajderi e ka siguruar këtë marrëveshje sipas së cilës Shkumbin Ahmetxhekaj ka lidhur me Arsim Halilin.

Marrëveshje është nënshkruar me 27 janar të këtij viti. Në të thuhet se RTK dhe Arsim Halili janë pajtuar që të rregullojnë raportet e ndërsjella dhe të përmbyllin çështjet gjyqësore pa vazhduar tutje në procese gjyqësore.

“RTK është pajtuar që i punësuari Arsim Halili do të vazhdoj punën e tij në televizionin Publik, në pozitën Redaktor I lajmeve në RTK1”, thuhet në marrëveshje.

Ndërsa Televizioni Publik sipas marrëveshjes detyrohet që të tërhjek ankesën në rastin e Halilit dhe t`ia paguaj në tërësi shumën sipas aktvendimit të gjykatës Themelore.

 “Arsim Halili dhe RTK deklarojnë se përvec kompenzimit dhe kthimit në vendin e tij të mëparshëm të punës nuk kanë ndonjë kërkesë të cfarëdo natyre spo ndonjë pretendimi tjetër financiar ndaj njëra tjetrës, lidhur me kërkesat që kanë pasur deri më sot dhe deri në lidhjen e kësaj marrëveshje”, thuhet në marrëveshjen e siguruar nga Gazeta Insajderi. /Gazeta Insajderi

No description available.
No description available.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark