×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ruan rendin kushtetues të Kosovës, gruaja i paguhet nga Beogradi – kjo është pasuria e gjyqtarit Radomir Llaban

    Insajderi
    17 May 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykatësi serb i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban, rrogën e merr nga buxheti i Republikës së Kosovës. Mirëpo gruaja e tij, e cila ka  të deklaruara të hyra vjetore 9,800 euro në vit, pagën e merr nga Beogradi.

    Në deklarimin e pasurisë të gjyqtarit Llaban, banka në të cilën deponon pagën mujore gruaja e tij figuron të jetë me filial në Beograd të Serbisë. Ky detaj është fshehur tek pjesa e shumës tek të hyrat vjetore në deklarimin e pasurisë së AKK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Se selia e së njëjtës bankë është në Beograd, bëhet e ditur edhe tek deklarimi i pasurisë së gatshme të fëmijëve të tij.

    Llaban, po ashtu ka në posedim tokë bujqësore prej katër mijë metra katrorë, në vlerë prej 120 mijë euro një shtëpi prej 200 metrash katrorë dhe një banesë prej 78 metrash katrorë.

    Para të gatshme gjyqtari i ka 44 mijë euro në bankë, ndërkaq gruaja e tij 50 mijë.

    Figura e Llaban ka qenë kontestuese, kur është propozuar për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese më 2018-ën nga Lista Serbe. Llaban ishte dënuar nga autoritetet serbe me gjashtë vjet burgim nën akuzën për marrje ryshfeti, të cilët kërkuan nga EULEX-i ta arrestojnë atë.

    Opozitarë serbë në Kosovë e kanë akuzuar atë për bashkëpunim me Listën Serbe. Branimir Stojanoviq, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës,

    “Unë me atë njeri nuk kam asgjë personale dhe si individ nuk më intereson. Mua më shqetëson fenomeni i ndikimit të njerëzve të tillë – dhe jo vetëm i tij (Llabanit), por i gjithë grupimit që është rreth tij, në fakt po e prishin dhe po e shkatërrojnë çdo shpresë dhe hapësirë që njerëzit këtu të mendojnë politikisht, pra njerëzit e thjeshtë dhe jo që disa eminenca gri, nga hija të dirigjojnë dhe të vendosin”, deklaroi ai.

    Llaban ishte shpallur fajtor për marrje të ryshfetit dhe i dënuar me burgim për gjashtë vitesh. Ai ishte në mesin e 21 të dënuarve nga e ashtuquajtura mafia e doganave./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark