×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rugova e Pejës mbulohet nga bora

    Insajderi
    21 April 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike, në Kosovë është paralajmëruar reshje bore në vise të larta malore.

    Bora ka mbuluar fshatin Dugaivë të Rugovës së Pejës, sipas pamjeve të publikuara nga ‘Image of PEJA’, shkruan Gazeta Insajderi.

    Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për reshje shiu dhe bore në këtë fundjavë.

    “Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius”, u tha në njoftimin e tyre. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark