Aty presidenti është pritur nga kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe anëtarët e kësaj Ode.
Rukiqi ka vlerësuar interesimin e presidentit për gjendjen në sektorin e ekonomisë gjatë kësaj periudhe.
“Presidenti Thaci është kujdesur për sektorin privat. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme sepse pandemia nuk ka ndikuar vetëm në shëndetin publik por edhe në aspektin ekonomik”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka folur edhe për dëmin që u është shkaktuar bizneseve gjatë pandemisë Covid-19.
“Dëmi mesatar gjatë kohës sa kanë qenë të mbyllura të gjitha bizneset ka qenë diku 9-10 milionë euro në ditë”, ka thënë tutje ai.
Rukiqi ka folur edhe për probleme të tjera që mund ti kenë bizneset gjatë kësaj periudhe.



