×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rukiqi i LDK-së tallet me VV-në pasi Kurtit s’i dalin fjalët për autostradën për Gjilan: Krejt dhe…

    Insajderi
    20 January 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti kishte premtuar se Qeveria do ta përfundojë autostradën Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023. Megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur, dhe sipas fotografive që tashmë po qarkullojnë në rrjete sociale, përfundimi i autostradës s’duket afër.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, duke ironizuar me moton e Vetëvendosjes “Krejt dhe Drejt” duke e modifikuar të në “Krejt dhe drejt në baltë”

    “Krejt dhe drejt në baltë

    Ilustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual dhe ku jemi duke përfunduar me këtë pushtet.

    Pra përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye.

    Te paaftë dhe të dëmshëm”, ka shkruar Rukiqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark