×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rumania dëshiron të bëhet prodhuesi më i madh i gazit në BE

    Insajderi
    06 October 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rumania ka nisur një projekt prej katër miliardë eurosh që shpreson ta bëjë atë prodhuesin më të madh të gazit natyror në Bashkimin Evropian, por këto investime rrezikojnë të pengojnë objektivin e saj dhe të bllokut për neutralitetin e karbonit.

    Me projektin e saj të gazit në det të hapur Neptun Deep, Rumania synon të nxjerrë afërsisht 100 miliardë metra kub gaz natyror, shkruan “Euronews”.

    “Rumania është një pikë strategjike tranziti dhe një lojtar i rëndësishëm rajonal, duke qenë në gjendje të kontribuojë, falë infrastrukturës së saj operacionale të transmetimit dhe pozicionit gjeostrategjik që gëzojmë, për një siguri rajonale të forcuar”, tha në qershor ministri i Energjisë së vendit, Sebastian Burduja.

    Ky tubacion do të lidhë Neptun Deep me tubacionin BRUA që furnizon me gaz Hungarinë dhe Austrinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark