Festivali i këngës “Eurovision” ka përjashtuar Rumaninë për shkak të borxheve të papaguara ndaj organizatorëve.
Kjo si pasojë të borxheve që Rumania ka ndaj Rrjetit të Transmetuesve Evropian (EBU).
“Lajme të këqija sot. EBU ka tërhequr shërbimet anëtare nga transmetuesi publik rumun (tvr), pas mospagesa e borxhit arrijnë në 16 milionë. Rumania tani më nuk do të jetë në gjendje për të marrë pjesë në festivalin e këngës Eurovizion 2016”, ka bërë të ditur Eurovisioni.
“Është për të ardhur keq që ne jemi të detyruar për të marrë këtë veprim. Ne jemi të zhgënjyer që përpjekjet tona për të zgjidhur këtë çështje nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria rumune,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Unionit, Ingrid Delentre.
Delentre paralajmëroi se mospagimi i taksave vjetore për të paktën pesë vite, “rrezikon stabilitetin financiar të vetë EBU”./Insajderi.com