×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rumania shpall epidemi të fruthit

    Insajderi
    07 December 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë në Rumani ka shpallur epidemi të fruthit në nivel kombëtar pas rritjes alarmante të rasteve në të gjithë vendin.

    “Ministria shpall një epidemi kombëtare për të lehtësuar vaksinimin e fëmijëve mes 9 dhe 11 muajsh dhe të fëmijëve më të rritur që nuk janë vaksinuar ende”, u tha në një deklaratë të ministrisë rumune të Shëndetësisë.

    Në deklaratë u tha se ishin afërsisht 2 mijë raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, në 29 nga 41 qarqe të Rumanisë.

    Rumania kohët e fundit është përballur me një ulje të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit, e ndërkohë përmes mediave sociale është ngritur një fushatë për të nxitur vaksinimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark