×
  • Sport
  • Sport

    Rumunët frikësohen nga Kosova dy muaj para fillimit të kualifikimeve

    Insajderi
    04 February 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova e Rumania janë në një Grup në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.

    Mediat rumune i kanë dhënë rëndësi të madhe përballjes me Kosovën dhe e shohin si një sfidë shumë të vështirë.

    Sipas një shkrimi të fundit këtë e argumentojnë me lojtarët që luajnë në top pesë ligat kryesore evropiane. Kosova ka më shumë lojtarë se sa Rumania në këto liga.

    Garë e fortë pritet të jetë në grupin I, ku ndodhet edhe Kosova, së bashku me Zvicrën, Bjellorusinë, Rumaninë, Izraelin dhe Andorrën.

    Sipas gazetës rumune “GSP” situata është shumë e keqe për kombëtaren rumune në krahasim me kombëtaret si Zvicra dhe Kosova. “Kosova na shkelë sa i përket lojtarëve në top pesë ligat kryesore, sepse ata kanë shtatë lojtarë kurse ne kemi 2”, shkruan gazeta rumune.

    Vetëm Tatarusanu dhe Radu luajnë në ligat kryesore evropiane nga kombëtarja rumune, kurse te Kosova janë më shumë: 7. Këtë e sheh në favor të Kosovës gazeta rumune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark