Në pasditën e sotme është hedhur shorti për rundin e tretë eliminator në Ligën e Konferencës.
Pasi të mbarojnë rundet e dyta, më pas do të luhen rundet e treta, ku tashmë janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm.
Poashtu, edhe skuadrat nga Superliga e Kosovës, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm.
Në rast se e eliminon La Floritën, Ballkani do të ndeshet me fituesin e ndeshjes, Sutjeska – Klaksvik.
Nga ana tjetër, nënkampionia e Kosovës, Drita, nëse e eliminon Royal Antwerpin, do të ketë punë me fituesin e ndeshjes, SJK Seinajoki – Lullestrom SK.
Ndryshe, ndeshjet e rundit të tretë eliminator do të luhen më 4 dhe 11 gusht./FrontOnline/