×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga Lojërat Paraolimpike Dimërore

    Insajderi
    03 March 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Garuesit nga Rusia dhe nga Bjellorusia nuk do të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Paraolimpike Dimërore.

    Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar është kritikuar ashpër pasi fillimisht i kishte lejuar sportistët të garojnë si neutralë.

    “Situata e sportistëve në fshatin paraolimpik është bërë e paqëndrueshme”, njoftoi Komiteti Paraolimpik.

    Presidenti i kësaj organizate, Andrew Parsons ua ka përshkruar arsyen sportistëve, duke iu thënë atyre se janë viktima të aksioneve ushtarake të qeverisë së tyre.

    Paraolimpiada Dimërore do të fillojë të shtunën, ndërsa ceremonia hapëse do të jetë të premten.

    “Ne besojmë fuqishëm se sporti dhe politika nuk duhet të miksohen. Mirëpo, pa fajin e tyre, lufta ka arritur në këtë Paraolimpiadë dhe prapa skenave, shumë Qeveri po kanë influencë në eventin tonë. Për ta ruajtur sigurinë e sportistëve, si pjesa më e rëndësishme e jona, e morëm këtë vendim, pasi situata në fshatin olimpik në mes të sportistëve ka eskaluar dhe tash është bërë e paqëndrueshme”, shkruan në vendimin e Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar.

    Parashihej që Rusinë ta përfaqësonin 71 garues e Bjellorusinë 12 në evenimentin që do të mbahet në Pekin të Kinës.

    Sporti rus është duke marrë goditje të njëpasnjëshme pas agresionit që po e shfaq ky shtet ndaj Ukrainës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark