×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit

    Insajderi
    22 May 2023 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina deklaroi të dielën se forcat e saj po vazhdojnë të përparojnë në periferi të Bahmutit, me objektivin për të rrethuar qytetin e shkatërruar në Ukrainën lindore. Kjo erdhi pasi Rusia uroi ushtrinë private Wagner dhe trupat ruse për pushtimin e qytetit.

    Të shtunën, Rusia pretendoi se kishte marrë plotësisht kontrollin e Bahmutit. Nëse verifikohet, kjo do të nënkuptonte përfundimin e betejës më të gjatë dhe më të dhunshme në konfliktin 15-mujor. Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi trupat e tij dhe grupin Wagner.

    Pavarësisht se e pranoi se pjesa e Bahmutit nën kontrollin ukrainas ishte relativisht e vogël, një gjeneral i lartë ukrainas tha se ky kontroll do t’u mundësonte atyre të hynin në qytet sapo të ndryshonin rrethanat.

    Në një postim në Telegram, gjenerali Oleksandr Syrskyi deklaroi se trupat e Kievit po përparonin në periferi, duke iu afruar një “rrethimi taktik” të qytetit, i cili më parë ishte i shtëpi e 70,000 banorëve.

    Të dielën, gjenerali Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, tha se kishte vizituar personalisht pozicionet në vijën e frontit në afërsi të Bahmutit, ku luftimet intensive kishin vazhduar për më shumë se nëntë muaj.

    Deklarata e tij në lidhje me përparimin e vazhdueshëm të forcave ukrainase përgjatë periferisë së qytetit u konfirmua nga zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

    “Forcat tona e kanë marrë qytetin në një gjysmërrethim, gjë që na jep mundësinë të shkatërrojmë armikun… armiku duhet të mbrohet në pjesën e qytetit që e kontrollon”, tha Maliar në Telegram.

    Sipas saj, trupat ukrainase po mbronin në mënyrë aktive instalimet industriale dhe infrastrukturore dhe kishin siguruar kontrollin mbi disa pozicione të ngritura. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se ofensiva ruse në afërsi të Bahmutit vazhdoi pa pushim në 24 orët e fundit, ku përfshiheshin sulme ajrore që kishin për shënjestër qytetin dhe fshatin Ivanivske në periferinë e tij perëndimore.

    Në një audio-mesazh në Telegram, të dielën në mbrëmje, udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se puna e grupit të tij ishte përfunduar dhe forcat e tij do të tërhiqeshin nga zona e konfliktit brenda disa ditëve.

    “Grupi Wagner nuk ka përfituar asnjë territor sot. Ne kemi kontrolluar të gjithë territorin që premetuam se do të pushtojmë, deri në detajin më të vogël”, deklaroi Prigozhin. “Ashtu siç u tha dje, po dorëzojmë pozicionet tona te Ministrinë e Mbrojtjes (të Rusisë), dhe më 25 maj do të tërhiqemi nga zona e konfliktit”, tha ai.

    Analistët ushtarakë pohojnë se Bahmuti nuk ka ndonjë rëndësi të rëndësishme strategjike, pavarësisht pretendimit të Moskës se kapja e tij do të shërbente si një portë për avancim të mëtejshëm në rajonin industrial të Donbasit, të cilin Rusia pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina.

    Agjencia e lajmeve Reuters tha se raportet e asnjërës palë në fushëbetejë nuk mund të konfirmoheshin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark