×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rusia shënon një tjetër numër rekord të rasteve të përditshme me COVID-19

    Insajderi
    25 October 2021 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia raportoi një rekord tjetër ditor të rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

    Rreth 37,930 raste të reja të konfirmuara në 24 orë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. U raportuan gjithashtu 1,069 vdekje nga COVID-19.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar rusët që të mos shkojnë në punë ndërmjet 30 tetorit dhe 7 nëntorit, kur vendi do të mbyllet. Gjatë kësaj kohe, shumica e organizatave shtetërore dhe bizneseve private, me përjashtim të atyre që operojnë infrastrukturën kryesore dhe disa të tjera, do të ndalojnë punën.

    Në disa nga 85 rajonet e Rusisë ku situata është veçanërisht e rëndë, Putin tha se kjo mbyllje mund të fillojë më herët dhe të zgjatet përtej 7 nëntorit./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark