×
Show

Rutinat 5-minutëshe të mëngjesit që mund ta bëjnë ditën tuaj më të mirë

Insajderi
18 June 2016 - 15:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse ju vërtetë xhelozoni një tjetër të suksesshëm i cili zgjohet në orën 4 të mëngjesit për të medituar, lexuar roman apo për të pirë diçka të shëndetshme.

Ja një mënyrë më e lehtë që të kryeni disa zakone që mund të bëhen në vetëm 5 minuta dhe mund ta bëjnë ditën tuaj më të mirë, raporton Insajderi.

Shkruani tri gjëra që u jeni falënderues në jetë

rutin

Gazeta britanike Independent, shkruan dhe ju sugjeron që t’i shkruani që u jeni mirënjohës në çdo mëngjes tuajin.

“Mendoni për atë që ju tashmë e keni në jetën tuaj,” shkruan Independent. “Mos u përqendroni vetëm në gjërat materiale (të tilla si makina apo kompjuteri), por mendoni në terma më të thjeshtë ose themelore. Për shembull mund të shprehi mirënjohje për shoqërinë, familjen apo njerëzit e dashur tuajit”.

Kjo strategji është e ngjashme me ushtrimin “tri gjëra të mira”, e rekomanduar nga Martin Seligman, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë dhe një prej themeluesve të lëvizjes pozitive të psikologjisë.

Mendoni se çfarë mund ta bëjë ditën tuaj më të mirë

pode

Independent rekomandon edhe diçka tjetër të të menduarit mirë. “Shkruaj një fjali për diçka që, nëse do të ndodhte, do të bënte që ju të ndjeheni shumë mirë sot”.

Kjo mund të jetë diçka e njëjtë sikur koha kur shkoni shtrat para mesnatës, dhe mendoni rreth gjërave që do të dëshironit në jetë.

Pasi të kuptoni se çfarë doni të bëni, atëherë mundoheni të bëni këtë gjë të ndodhë gjatë vazhdimit të ditës.

Meditoni

rutina

Shkenca sugjeron se meditimi ka përfitime të panumërta, nga të ndihmuarit që të kaloni stresin dhe emocionet negative, deri tek rritja e kujtesës tuaj, për të forcuar sistemin tuaj imunitar.

Por meditimi nuk do të thotë të ulesh në heshtje për orë të tëra. Siç thekson Independent në artikullin e saj, “uluni për pesë minuta që të shkëputeni nga mendimet e mendjes tuaj, dhe do të keni një ditë më të lirshme”.

Rregullojeni shtratin

rutina1

Shumë njerëz duan që ta kenë të rregulluar shtratin e tyre kur shkojnë në shtëpi.

Ndërkohë, gazetari Charles Duhigg shkruan në librin e tij “Fuqia e shprehisë” se duke e rregulluar shtratin tuaj në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit tuaj për pjesën tjetër të ditës.

Kjo për shkak se ky është zakon “gur themeli”, që mund të ndihmojë në reaksionet e shprehive të tjera të ditës. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark