Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ruzhdi Matoshi, ka thënë se Ramush Haradinaj është i vetmi lider që mund ta përfaqësojë dinjitetshëm shtetin.
“Ne e kemi deklaruar qartë që Zt. Haradinaj është Presidenti në ardhje dhe ai përzgjedhet nga parlamenti i Kosovës. Zoti Haradinaj është i vetmi lider që mund të përfaqësoj dinjitetshëm shtetin tonë”, ka thënë Matoshi, shkruan Gazeta Insajderi.