Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka thënë se 14 nëntori do të jetë festë e madhe për Junikun.
“14 nëntori do të jetë festë e madhe për Junikun. Fitorja jonë do të përkthehet në punë e përkushtim për të gjithë. Juniku është vend i mundësive të mëdha dhe i njerëzve të ditur, të mirë e të vyer, ndaj meriton zhvillim të hovshëm e të qëndrueshëm”, ka thënë Shehu.