Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, bashkë me kandidatë për asamble komunale, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik, Njësinë e Zjarrfikësve, fermerë e biznese si dhe familje e qytetarë të shumtë nga kjo komunë, ku ka vijuar me shpalosjen e programit qeverisës.
“Në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga Covid-19, kemi shpërndarë fletushkat me pikat kryesore të programit tonë si dhe kemi vendosur QR-Code, ku mund të lexohet programi ynë edhe në formë elektronike”, ka theksuar Shehu.
Ai më tej, ka potencuar se përkrahja e junikasve është duke u rritur çdo ditë, prandaj fitorja jonë dhe ndryshimi për Junikun është shumë afër.
“Faleminderit të gjithë junikasve për mbështetjen e tyre pa rezervë. Shihemi në tubimin e fitores, me 17 tetor”, tha Shehu.